Zëvendespresidentja e SHBA-së ende pa shtëpi,edhe pse ka 2 muaj në post

0

Kamala Harris ende nuk ka mundur të hyjë në vilën me 33 dhoma të rezervuar zëvëndespresidentit në SHBA, edhe pse e ka marrë postin që në fund të janarit. Vonesat i detyrohen disa riparimeve të pasqaruara mirë, të cilat kanë bërë që Kamalas t`I soset durimi.

Hidraulikë që zhduken, punime që zvarriten dhe zgjaten pafundësisht? Mos u bëni merak, thotë Corriere della Sera, nuk iu ndodh vetëm ju. Teksa Joe Biden mban për vete lavdinë e shpërndarjes së miliarda dollarëve ndihma për familjet amerikane, Harrisit i ka lënë detyrën më të vështirë: atë të menaxhimit të fluksit të klandestinave që vijnë nga Meksika.

E megjithatë, as kjo nuk e ka zemëruar aq shumë sa fakti që ende nuk po hynë dot në rezidencën e vet zyrtare. Kur u zgjodhën, Biden i tha se e kishte pak zili për vilën e rrethuar nga një pyll disa hektarësh, e me një pishinë të bollshme, e cila edhe më komode dhe e këndshme sesa Shtëpia e Bardhë. Ai e di mirë: ka banuar aty për tetë vjet kur ishte zëvendësi i Barak Obamës.

Kamala po e priste me padurim zhvendosjen, por javë pas jave, ky moment shtyhej. Kur ndryshon administrata, një vonesë prej 15 ditësh konsiderohet normale, por tashmë kanë kaluar dy muaj e gjysmë dhe pakënaqësia e Kamalas, është e kuptueshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu