Sekretari i Përgjithshëm i PS dhe drejtues politik për qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri, ka zhvilluar sot një konferencë për mediat. Ndër të tjera ai foli edhe për zgjedhjet dhe kandidatët e Elbasanit.
Damian Gjiknuri: ‘Unë kam bërë konsultimet e nevojshme. Llatja ka bërë një punë shumë të mirë dhe ka pëlqyeshmëri nga qytetarët dhe sondazhet e kanë treguar këtë gjë. Përtej fryrjes së garës së Elbasanit dhe Durrësit, mendoj se më shumë është një pritshmëri e ngritur brenda tyre sesa lidhet me realitetin. Mendoj se Elbasanin do e fitojmë sepse Llatja gëzon respekt dhe përfaqëson një gjë të re, ndërsa Boçi ka mbi 20 vite në politikë dhe në Elbasan ka humbur zgjedhjet e vitit 2007 kur PD ishte në qeveri. Mua më pëlqejnë garat e forta. Më shumë se politika e luftës së Tiranës, qytetarëve të Elbasanit u intereson qeverisja e qytetit jo bunkerizimi nga PD” tha Gjiknuri.