Zgjedhje 2021/Përfundon procesi i votimit në burgun e Fierit

0

FIER

Ka përfunduar procesi i votimit në Burgun e Fierit.186 të dënuar dhe të paraburgosur kanë votuar sot në mjediset e burgut, nga 256 të burgosur me të drejtë vote.

Mësohet se 70 të dënuar me të drejtë vote nuk kanë pasur mjet identifikimi, kartë identiteti apo pasaportë biometrike, ndaj dhe nuk kanë mundur të votojnë.

Ndërsa, një pjesë tjetër janë përjashtuar nga procesi i votimit, për shkak të ligjit të Dekriminalizimit. Ndërkohë, kutitë e votimit do të dërgohen në qendrën e numërimit në Patos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu