Zgjedhje të fshehta?Aktivisti ngre dyshime të rënda: Mund të zbulohet për kë keni votuar

0

Aktivisti Adriatik Lapaj ka ngritur dyshime të forta këtë të martë mbi fshehtësinë e votës në Shqipëri, dyshime këto që nëse do të vërtetoheshin atëherë do të sillnin një skandal të madh.

Lapajt ngre dyshime nëse kryqëzon barkodin e fletës së votimit me numrin korrespondues te pajisja e identifikimit atëherë del emri dhe për ka votuar qytetari.

Prandaj ai i drejtohet me këtë pyetje institucioneve përgjegjëse, duke shtuar se nëse kjo gjë vërtetohet atëherë nuk kemi pasur zgjedhje të lira.

Postimi: 

NJË PYETJE PËR KOMISIONERIN SHTETËROR TË ZGJEDHJEVE

A ISHTE VOTA E FSHEHTË?

Konstatoj se fleta e votimit ka BAR-KOD identifikimi.

Konstatoj se aparati që bënte identifikimin elektronik të zgjedhësve bën regjistrimin e votuesve sipas radhës së votimit duke i identifikuar ata me numrin që kanë në listat zgjedhore.

Pyetje:

Nëse kryqëzohen të dhënat e BAR-KODIT të fletës së votimit që i është dhënë zgjedhësit me numrin korenspondues te paisja e identifikimit të zgjedhësve a del emri i votuesit e për pasojë se për kë ka votuar ai?

Faleminderit shumë!

Nëse vërtetohet se del, atëhere zgjedhjet të fshehta nuk kanë qenë…të lira ndoshta!

P.s është pyetje që do përgjigje.