Zgjedhjet 2025/ Komisioni Rregullator miraton numrin e mandateve për çdo qark dhe ngritjen e zonave të administrimit zgjedhor

0

TIRANË- Komisioni Rregullator ka miratuar numrin e mandateve për 12 qarqet e vendit dhe ngritjen e 93 Zonave të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet që do të mbahen më 11 maj të 2025.

Në vendimin e KQZ thuhet se, bashkitë që kanë më shumë se 80 mijë persona me të drejtë vote ndahen nga KQZ-ja në më shumë se sa një ZAZ, duke respektuar kriterin e pandashmërisë së territorit të njësisë administrative, vazhdimësinë dhe kompaktësinë e territorit, barrierat gjeografike, mundësitë e mira të komunikimit brenda territorit dhe numër të përafërt zgjedhësish.

Në bazë të vendimit të mëposhtëm, Korçës i është hequr një mandat, të cilin e ka marrë Tirana, duke e çuar numrin e deputetëve në kryeqytet në 37. Komisioni Rregullator vendosi shtyrjen e shqyrtimit të projektvendimit “Mbi rregullat për numërimin dhe vlerësimin e votave nga jashtë, dokumentacionin përkatës dhe mënyrën e plotësimit të tij, si dhe tabelimin e rezultatit të votimit nga jashtë”.

VENDIMI I KQZ:

Zgjedhjet 2025 – KRr miraton numrin e mandateve për çdo qark dhe ngritjen e zonave të administrimit zgjedhor

Sot, Komisioni Rregullator shqyrtoi projektvendimin “Për caktimin e kufijve dhe ngritjen e zonave të administrimit zgjedhor, për Zgjedhjet për Kuvend të vitit 2025”.

Komisioni caktoi kufijtë dhe ngritjen e 93 (nëntëdhjetë e tre) Zonave të Administrimit Zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvend, që do të mbahen në datën 11 Maj 2025.

Bashkitë që kanë më shumë se 80 mijë shtetas me të drejtë vote ndahen nga KQZ-ja në më shumë se sa një ZAZ, duke respektuar kriterin e pandashmërisë së territorit të njësisë administrative, vazhdimësinë dhe kompaktësinë e territorit, barrierat gjeografike, mundësitë e mira të komunikimit brenda territorit dhe numër të përafërt zgjedhësish.

Gjithashtu, u shqyrtua edhe projektvendimi “Për miratimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore, për Zgjedhjet për Kuvend të vitit 2025”.

Komisioni Rregullator miratoi numrin e mandateve për 12 qarqet e vendit, si më poshtë vijon:

1. Qarku Berat 7 mandate

2. Qarku Dibër 5 mandate

3. Qarku Durrës 14 mandate

4. Qarku Elbasan 14 mandate

5. Qarku Fier 16 mandate

6. Qarku Gjirokastër 4 mandate

7. Qarku Korçë 10 mandate

8. Qarku Kukës 3 mandate

9. Qarku Lezhë 7 mandate

10. Qarku Shkodër 11 mandate

11. Qarku Tiranë 37 mandate

12. Qarku Vlorë 12 mandate

Komisioni Rregullator vendosi shtyrjen e shqyrtimit të projektvendimit “Mbi rregullat për numërimin dhe vlerësimin e votave nga jashtë, dokumentacionin përkatës dhe mënyrën e plotësimit të tij, si dhe tabelimin e rezultatit të votimit nga jashtë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu