Zgjedhjet e 25 Prillit, Edmond Stojku: Hersi u thye nga individë që nuk thonë asgjë

0

 

Edmond Stojku:

Qëllimi për të hyrë apo mos të hyrë në një sallë të caktuar sidomos në aulën e nderuar të Parlamentit shqiptar, nuk është ai që përcakton strategjinë e një force politike dhe politikani në karrierë.

Ai është qëllimi i fundit i një politikani, për të arritur aty dhe mbi atë të vendos marrjen e një pushteti të caktuar me të drejtën për ta administruar. Pra qëllimet tona nuk janë të thjeshta, numerike, faktike, qëllimi i politikës siç e kam thënë gjithmonë dhe vazhdoj ta them është që politika të edukojë publikun.

Pra në këtë rast në kontrobutin tonë jemi të kënaqur dhe të arritur. Ajo që pretendon Aleanca Demokracia e Re është që ne e kemi arritur, një parti e formuar vetëm 1 muaj e gjysmë para zgjedhjeve, arriti të shtrihej në të gjithë territorin dhe të mbulonte numrin e domosdoshëm të kandidatëve, të plotësonte dosjen të ishte e rregullt dhe të mos kishte asnjë kandidat me precedent penal, arritëm të ishim pjesë e një procesi për më pak se dy muaj.

Më vjen keq që legjendarët janë jashtë fushës së lojës, është jo komode dhe jo e moralshme. Hersi i zgjedhjeve është thyer nga disa individë që në prezantimin publik nuk thonë asgjë përveç dy tre figurave politike. Ky është një handikap që nuk e kuptoj në aspektin politik, por e kuptoj vetëm në aspektin elektoral. Është e pafalshme që një popullatë të marrë në konsideratë figura të panjohura si në aspektin elektoral, politik dhe profesional. Ndodh, në Shqipëri ndodh gjithçka.

Djegia e mandateve nuk u përkrahë nga asnjë vend demokratik i botës, mendoj që ky ishte hapi i madh i gabueshëm i gjithë opozitës, por ajo që është realisht e pafalshme është mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore. Parimisht të falësh një pushtet që sido që të jetë është pushtet direkt me qytetarin dhe për qytetarin që janë zgjedhjet vendose ky ishte vërtet një gabim i pafalshëm.

Në një mënyrë ose tjetër opozita e ushtron pushtetin e vet edhe përmes pushtetit vendor edhe në rastet kur qeverinë e ka pala tjetër. Pra në të dyja rastet mundësia e dialogimit pushtet vendor dhe pushtet qendror është shumë e madhe kur ti ke atë pjesë që të voton sepse në këtë rast gjysmën e territorit e merr gjithmonë opozita dhe gjysmën tjetër e ka pozita dhe kur fiton pushtetin vendor, gjysmë plus pak është pushteti i pozitës.

Pra në një mënyrë ose tjetër bashkëveprimi, dialogu vendimmarrja janë elementë që përfshihen në të dy pushtetet bashkë dhe kur ti ja lë më dëshirën tënde të dyja pushtetet në dorë një mazhorance të caktuar të jesh e sigurt që ajo do ta përdori dhe mos të themi më të fundit që edhe mund ta keqpërdor nuk është çudi.

Qasja e PD-së nuk më pëlqen dhe nuk më vjen për shtat, normalisht politikani në momentin e tij të fundit kur rezultati ka dalë duhet të jetë shumë i qartë si rezultati. Numrat nuk gënjejnë, pra zgjedhjet kanë përfunduar, se kush është kjo palë e caktojnë numrat. Si fillim duhet të njohësh rezultatin dhe pastaj gjeni të gjitha problematikat që i keni të trashëguara dhe vini gishtin në plagë që mos të ndodh më në të nesërmen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu