Zgjedhjet e 25 prillit/ Përplasja e VIP-ave të politikës në qarkun e Elbasanit! Ja kush është në krye të listave

0

Qarku i Elbasanit duket se do të jetë zona më e nxehtë pas Tiranës dhe Durrësit, ku drejtues të partive kryesore do të udhëheqin listën e kandidatëve në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në qarkun me 14 deputetë, gara pritet të jetë e fortë, për shkak se numri i madh i mandateve u jep mundësi partive që të përdorin të gjitha taktikat elektorale për të marrë sa më shumë mandate. Në zgjedhjet e 2017-ës, Partia Socialiste mori 7 deputetë, Partia Demokratike 3, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet 2 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 2 mandate.

Listën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit do ta kryesojë përsëri drejtuesi politik i këtij qarku, Taulant Balla, njëkohësisht sekretar i përgjithshëm i kësaj partie dhe kryetar i Grupit Parlamentar Socialist. Evis Kushi, ministrja e Arsimit dhe profesor Anastas Angjeli, ish-ministër i Ekonomisë dhe Financave.

Gazment Bardhi, sekretar i përgjithshëm i PD-së, do të kryesojë listën e kandidatëve për deputetë në këtë qark. Kujtojmë se në 2009-ën, në krye të listës së Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit ka qenë kryetari aktual i kësaj partie, Lulzim Basha.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk e ka tradhtuar edhe kësaj radhe qarkun e Elbasanit dhe pse fillimisht u fol se ajo do të kandidonte në qarkun e Fierit. Zj. Kryemadhi mund të cilësohet si e vetmja “grua e hekurt” që i ka rezistuar politikës shqiptare.

Një tjetër figurë e kompletuar i është bashkuar LSI. Ai është Ermir Gjinishi, Doktor i Shkencave në Histori, pedagog i historisë së qytetërimeve dhe religjioneve – Universiteti i Tiranës. Ekspert për çështjet e sigurisë. Analist dhe opinionist.

Elbasani konsiderohet një qark i rëndësishëm për partitë politike në një garë elektorale, për shkak se partitë kryesore mund të bëjnë diferencën, ndërsa partitë e tjera, mund të pretendojnë të marrin mandate të cilat në qarqet e vogla janë krejtësisht të pamundura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu