ZGJEDHJET/ KQZ miraton rezultatin në 7 bashki, BF dhe Lëvizja e Legalitetit ankimojnë rezultatin

0

Në KQZ kanë mbërritur dy ankesa, një për Bashkinë e Kuçovës nga “Bashkë Fitojmë” dhe nga Lëvizja e Legalitetit, e cila ankimoi rezultatin në tre bashki, Kamëz, Tiranë dhe Dibër.

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur certifikimin e zgjedhjeve të 14 majit. Pasditen e sotme miratoi rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit në 7 bashki dhe Këshilla Bashkiakë. Palët pjesëmarrëse në zgjedhje kanë të drejtë ankimi. Vlen të theksohet se sot në KQZ kanë mbërritur dy ankesa, një për Bashkinë e Kuçovës nga “Bashkë Fitojmë” dhe nga Lëvizja e Legalitetit, e cila ankimoi rezultatin në tre bashki, Kamëz, Tiranë dhe Dibër.

Në Elbasan, fitues u shpall Gledjan Llatja i cili ka marrë 35.985 vota përballë kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi. Po ashtu u certifikua dhe rezultati për këshillat bashkiakë, ku PS mori 34 mandate, “Bashkë Fitojmë” 15, PD 4, PSD 3 dhe disa mandate partitë e vogla.

KQZ ka certifikuar rezultatin dhe në Lushnje, ku fituese u shpall kandidatja socialiste Eriselda Sefa me 22453 vota. Po ashtu u certifikua rezultati për këshillat bashkiakë, ku PS ka marrë 24 mandate, “Bashkë Fitojmë” 7, PD 4, PSD 2, etj.

U vulos rezultati për Fierin. Fitues në këtë bashki u shpall Armando Subashi me 35.309 vota. Sa u takon këshillave, PS ka marrë 33 këshilltarë, “Bashkë Fitojmë” 7, PD 4, PSD 5, etj.

KQZ certifikoi zgjedhjet dhe në Kamëz, ndonëse ka pasur shumë kontestime. Fitues u shpall Rakip Suli me 27.616 vota. Sa u takon këshillave, PS ka marrë 20 mandate, “Bashkë Fitojmë” 11, PD 3, PSD 2, etj.

Po ashtu KQZ ka certifikuar rezultatet për Beratin, Korçën dhe Vlorën, ku fitues u shpallën Ervin Demo, Sotiraq Filo dhe Ermal Dredha. Gjithashtu u certifikua rezultati për këshillat bashkiakë, ku PS është po shumicë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu