Zgjedhjet në partinë Demokratike/ Artan Hoxha bën parashikimin për kryetarin e ri

0

I ftuar në studion e Fax News, analisti Artan Hoxha përveçse komentit për situatën ku flitet për shkarkimin e presidentit Meta, foli gjithashtu edhe për zgjedhjet që do të mbahen në datën 13 qershor në partinë Demokratike.

I pyetur në lidhje me parashikin e një fituesi të zgjedhjeve, Artan Hoxha tha se në gjykimin e tij, shumica relative e anëtarësisë do të votonin për Lulzim Basshën.

Megjithatë ai tha gjithashtu se Basha duhet të merrte në konsideratë edhe propozimet e bëra nga kandidatët e tjerë të PD të cilët kanë paraqitur ide të mira gjatë fushatës që kanë pasur brenda partisë. Ai shtoi se Shqipëria nuk duhet të jetë më një regjim himbrid apo autoritarist gjatë peridudhës së viteve 2021-2025.

“Besoj që shumica relative e demokratëve do votojë zotin Basha sepse pjesa më e madhe e tyre mendojnë se Rilindja përdori të gjithë mjetet e paligjshme për t’i fituar këto zgjedhje. Nga ana tjetër i gjithë ekipi demokrat arriti një rezultat të mirë. Këtë gjë e besojnë shumica e demokratëve, njëkohësisht një pjesë e madhe e anëtarëve, kanë lidhje emocionale me zotin Basha që kanë bërë edhe fushatë bashkë me të.

Në gjykimin tim besoj se shumica relative do të jetë me zotin Basha, nëse e duan pushtetin të paktën të mos humbasin pozicionin aktual. Thënë kjo, unë uroj që demokratët të vlerësojnë përpos kandidatëve, edhe idetë e tyre për të ardhmen, propozimet, performancat e arritura. A do të kemi një PD që do të vërë në lëvizje të gjithë strukturat e saj? Apo do të kemi një PD në marrëdhënie të rastësishme me anëtarët e partisë?

Pres që zoti Basha të reflektojë mbi idetë e bëra nga kandidatët e tjerë, sepse të gjithëve na duhet një PD e rivitalizuar. Beteja e rradhës vjen shumë shpejt. Shqipëria nga 2021-2025 nuk duhet të jetë më një regjim hibrid në përpjekje për t’u kthyer në regjim autoritarist”– tha Hoxha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu