Ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët për kryetar partie të PD në Elbasan.
Nga përfundimi i procesit të numërimit ka rezultuar se Lulzim Basha ka grumbulluar 965 vota, Agron Shehaj 202 vota, Edit Harxhi 22 vota dhe Fatbardh Kadilli 25 vota.
Siç shihet kryetari aktual Lulzim Basha, ka grumbulluar më shumë vota se sa tre kandidatët e tjerë. Ai kryeson me rreth 80% të votave. Ndërsa tre kandiatët e tjerë, të marrë së bashku, kanë siguruar rreth 20%.
Por surprizë ka qenë rezultati për Agron Shehajn i cili ka mundur të grumbullojë 202 vota në Elbasan.
Sipas të dhënave, Shehaj renditet i dyti pothuaj në të gjitha bashkitë e tjera të vendit, madje në disa prej tyre ka dalë i pari.
Por nga informacionet e grumbulluara nga infowebtv, Lulzim Basha konfirmohet kryetar i PD-së. Infowebtv