Dy gra janë raportuar si të zhdukura nga familjarët e tyre. Sipas informacioneve mësohet se një prej tyre është një 28-vjeçare banore e fshatit Çerravë të Pogradecit.
Denoncimi është bërë të dielën në Policinë lokale nga nëna e saj, ndërkohë në dëshminë e dhënë para uniformave blu ajo ka bërë me dije se vajza është larguar nga banesa më datën 25 Prill dhe nuk është kthyer më.
Ndërkohë, në Elbasan është zhdukur një 37-vjeçare dhe ka qenë e motra e saj e cila ka denoncuar rastin e tij pranë policisë.
Policia e Pogradecit dhe Elbasanit thonë se kanë nisur kërkimet për të zbuluar çfarë ka ndodhur me dy gratë e zhdukura.