Zhduket në mënyrë misterioze një vajzë e vogël pas aksidentit të autobuzit në Kroaci. Familjarët: Nuk kemi asnjë info, nuk e gjejmë në asnjë spital

0

Aksidenti i autobuzit me kosovarë ka tronditur opinionin kosovar dhe shqiptar. 10 persona humbën jetën dhe 44 u plagosën.

Por ajo që mbetet mister deri në këto momente, është fati i një vajze të mitur të përfshirë në aksident.

Familjarët pasi nuk gjetën vajzën në vendngjarje iu drejtuan dyerve të spitalit, por e njëjta gjë edhe aty. Ende nuk dinë asgjë për fatin e saj.

“S’kemi asnjë informacion. Kur shkuam në spital thanë që s’kemi asnjë pacient me këtë emër. Është nis vëllai nga Austria, po ashtu dhe daja nga Kosova, por asnjë informacion. Pyetëm edhe në spitalin e Zagrebit, por ishte paciente tjetër, nuk ishte Anjeza,” tha djali i xhaxhait të Anjezës, Burim Bellanica.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu