Të shtëna me armë në dasmë, policia sekuestron arsenalin me armë

0

Policia e Kosoves gjatë një bastisje në një dasëm ka sekuestruar armë e municione dhe ka arrestuar pesë persona si të dyshuar në Peran të komunës së Podujevës.

Operacioni i bastisjes ka ardhur pas informatës se në një aheng familjar ka të shtëna me armë zjarri.

Pas bastisjes së policisë janë gjetur dhe sekuestruar një armë mitraloz, tre revole të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm dhe 97 copë fishekë, njofton policia.

Po ashtu në vend të ngjarjes policia ka gjetur dhjetëra gëzhoja dhe pas bastisjes ka shoqëruar për në polici pesë persona të dyshuar.

Prokurori i shtetit e ka iniciuar këtë rast si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here