Zhdukja e biznesmenit Remzi Hoxha, familja i jep fund kërkimit: Do mbyllim kapitullin e tmerrshëm

0

Dy ditë nga 25-vjetori i rrëmbimit dhe vrasjes së biznesmenit Remzi Hoxhës, djali i tij Ardian Hoxha ka njoftuar se familja do t’i japë fund kërkimeve për eshtrat e tij. Me anë të një njoftimi ai ka njoftuar një konferencë për media këtë të mërkurë, ndërsa shton se vitin e ardhshëm do të bëjnë varrin dhe memorialin për të atin.

“Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit dhe vrasjes së babait tonë Remzi Hoxha ju fton në konferencë për media të mërkurën më 21. 10. 2020 në orën 13:00. Pas 25 vite vuajtje, malltrerime dhe tortura psiqike e emocionale, familja jonë ka vendosur t’i japë fund kërkimit të pafund të eshtrave të tij dhe të mbyllim këtë kapitull të tmerrshëm të jetës sonë. Vinin që vjen më 21 Tetor 2021 do bëjmë varrin dhe memorialin e babanë tonë Remzi Hoxha me ç’rast ju njoftojmë edhe për detajet e tjera. Me respekt Ardian Hoxha”, thuhet në njoftim.

Biznesmeni shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha u rrëmbye të vitit 1995 dhe që prej asaj date nuk dihet më asgjë për të. Sipas hetimeve ai u mor peng nga katër persona me një makinë të bardhë, bashkë me dy persona të tjerë. Në vitin 1997 ata rrëfyen se ishin rrëmbyer dhe torturuar nga SHIK-u ndërsa thanë se nuk dinin asgjë për fatin e Hoxhës. Ai la pas 5 fëmijë mes tyre, 3 djem dhe dy vajza.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu