Vendoset 10 euro taksë për të hyrë në Prishtinë

0

Qytetarët të cilët do të hyjnë në Prishtinë do të duhet të paguajnë një tarifë.

”Secili që vie nga Peja, Gjakova, Gjilani, Kaçaniku – është e drejtë të vie, por duhet ta paguajë taksën e cila quhet si ‘’taksë e gjelbërt.

Kjo e bënë parandalimin dhe shkarkimin e qendrës.
Nëse do mund të vie, e paguan 10 euro dhe ka qasje në secilën pikë të qytetit”, ka deklaruar Selim Pacolli, nënkryetar i Prishtinës.

Ai nuk ka konfirmuar tarifën, por sipas tij pritet të jetë 10 euro.

Pacolli ka bërë me dije se ata që paguajnë parkingun në fund të qytetit, trafikun urban e kanë pa pagesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu