Zhdukja e Ervis Martinajt/ Rama i cakton detyrën e parë kryepolicit të ri: Është vrarë apo jo?

0

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një detyrë kryepolicit të ri, Muhamet Rrumbullakut. Madje dhe duke i përplasur dorën mbi tavolinë. I kërkoi që t’i japë fund dilemës për dosjen e Ervis Martinajt. Gjatë prezantimit të Rrumbullakut në detyrën e re, Rama tha se duhet qartësuar e gjithë pikëpyetja e ngritur, për t’i dhënë fund dilëmës.

Për Ramën, nëse i shumëkërkuari është vrarë duhet t’i thuhet publikut, e nëse jo, duhet që të kapet nga Policia.

“Ervis Martinaj është vrarë apo jo? Drejtori i policisë së shteti që merr sot detyrën si një ndër oficeret më jetëgjate, duhet të sigurohet që kjo dilemë të marrë fund. Nëse i kërkuari është vrarë ti thuhet publikut nëse jo të gjendet të kapet ti dorëzohet Policisë,”- e mbylli Rama fjalën e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu