Zhdukja e shefit të antidrogës, mediat: Nyjë e rëndësishme e trafikut të drogës

0

Shefi i antidrogës së Ulqinit në Malin e Zi, Rudolf Elezoviç mund të jetë arratisur në SHBA. Kjo është pista e re që po qarkullon në mediat malazeze. Elezoviç u zbulua nga anëtarët e një grup kriminal që ishin kapur për 2 ton e gjysmë marijuanë në kufirin Shqipëri-Mal i ZI shkurtin e këtij viti gjatë operacionit ‘’Kurthi’’.

Dhjetëra persona u arrestuan dhe shumë banesa u bastisën gjatë atij operacioni që çon në kapjen e sasisë së madhe të drogës.

Disa prej të arrestuarve e kishin nxjerrë Elezoviçin si një lidhje të rëndësishme e trafikut të drogës nga Shqipëria në Europë.

 

 

Prej kësaj, Elezoviç është arratisur me ndihmën e një organizate kriminale në Shqipëri. Sipas medias malazeze në fjalë, ai ka kaluar kufirin malazezo-shqiptar ilegalisht, pasi anëtarët e organizatës kriminale e pajisën me dokumente të rreme.

Shtohet se Elezoviçit i kishte rënë në dorë një raport se ai ishte zbuluar tashmë nga autoritetet si personi që u jepte informacione grupit kriminal për lëvizjet e Policisë. Hetuesit u vunë në dijeni të dekonspirimit dhe filluan të kontrollonin, por Rudolf Elezoviç i ka shmangur tashmë pasi është larguar pa lënë gjurmë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu