Berisha: Fëmijët e mi le të merren 100 herë të pandehur, mbaj përgjegjësi

0

Kryeministri Sali Berisha ka bërë një delaratë të fortë mbrëmjen e sotme duke marrë përgjegjësi të plotë për veprimet e fëmijëve të tij.

I pyetur nëse ka frikë për fëmijët e tij, të cilët mund të merren të pandehur, Sali Berisha u shpreh le të hapen padi sa të duan, pasi ai është i gatshëm të marrë vetë përgjegjësi për çdo veprim të fëmijëve të tij.

Pjesë nga Biseda: 

Arjan Çani: A nuk ke frikë se fëmijët e tu mund të merren të pandehur?

Sali Berisha: Ata të merren 100 herë. Unë kam deklaruar dhe deklaroj se marr përgjegjësi për çdo veprim të fëmijëve të mi. Për çdo veprim të fëmijëve të mi unë mbaj vështirësi.

Arjan Çani: Ku e dini që nuk jeni përgjuar?

Sali Berisha: I kam detyruar fëmijët që të deklarojnë pasurite si i ati. Djali im ka marrë vetëm 3 muaj rrogë në ndërmarrje publike dhe më pas ka dalë në sektor privat si sipërmarrës dhe këshilltar ligjor. Vajza ka punuar si avokate. Ky është këshilltar ligjor. Ja ka kontrolluar Edi Rama të paktën 10 herë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu