Zhvillohet gara ‘Wiki Loves Earth Albania & Kosovo 2023’

0

Zhvillohet gara ‘Wiki Loves Earth Albania & Kosovo 2023’

Për të kapur dhe dokumentuar peizazhet mahnitëse të Shqipërisë dhe Kosovës, Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe zhvillojnë garën “Wiki Loves Earth” që është njëherësh edhe një garë botërore e fotografisë.

Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe ftojnë fotografë profesionistë, amatorë, të apasionuarit pas fotografisë dhe natyrës të marrin pjesë në këtë garë.

Wiki Loves Earth Albania & Kosovo 2023 do t’u ofrojë fituesve një sërë çmimesh. 3 fitues për Kosovën dhe 3 fitues për Shqipërinë:
Vendi I – 200 euro; Vendi II – 150 euro; dhe Vendi III – 100 euro.

Kjo garë fotografie promovon krijimin dhe përmirësimin e përmbajtjes së Wikimedia-s me bukuritë e natyrës së Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe nxit komunitetin të vënë në pah vlerën e tyre.

Fotografët kanë mundësi të shfaqin talentin dhe punën e tyre në Wikipedia dhe jo vetëm. Pjesëmarrësit dhe entuziastët e natyrës duhet t’i ngarkojnë fotografitë në periudhën 1-31 korrik.

Për më shumë informacion rreth garës, vizitoni lidhjen: https://commons.wikimedia.org/wiki/Commons:Wiki_Loves_Earth_in_Albania_%26_Kosovo_2023

Kontakt
Email: [email protected]
Instagram:https://www.instagram.com/SQWikimedians_UG
Twitter: https://twitter.com/SQWikimediansUG
Facebook: https://www.facebook.com/SQWikimediansUG

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu