Është përfshirë nga flakët Salla Universale në Shkup, e cila ishte në proces të rikonstruimit, përcjell INA.
Ekipet zjarrfikëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, por shtyllat metalike po shkaktojnë vështirësi gjatë ndërhyrjes në lokalizimin e zjarrit në ambientet e brendshme.
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza informuan se po digjet njëra nga kullat e objektit.
Kjo sallë kishte nisur të rikonstruohet gjatë muajit të kaluar.
Ministria e Kulturës kohë më parë, mori nën kompetenca këtë sallë nga Qyteti i Shkupit për ta rikonstruuar dhe adaptuar.
Deri më tani nuk ka hollësi për shkaqet e shpërthimit të zjarrit.
Zjarrfikësit dhe policia tashmë janë në terren.