Zjarr masiv, flakët pushtojnë tokat bujqësore në Korçë

0

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në periferi të qytetit të Korçës, përkatësisht në lagjen nr. 18 të qytetit, ku raportohet se një sipërfaqe toke ka marrë flakë.

Sipas banorëve të zonës, mësohet se janë tokat bujqësore që janë përfshirë nga flakët dhe që janë djegur, ndërsa ngrenë alarmin se janë përhapur në mënyrë të vrullshme për shkak të favorizimit nga era.

Ndërkohë, sapo ka marrë njoftimin, në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja, e cila ka ndërhyrë për të vënë nën kontroll flakët, për të mos lejuar që flakët të përhapen më tej, duke qenë se ndodhen shumë pranë një zone të banuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu