E trishtë! Ndërron jetë në krye të detyrës doktori i Sarandës

0

Një ngjarje e trishtë është regjistruar në Sarandë pasditen e sotme, ku një mjek ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Bëhet me dije se mjeku Ilir Gazeli, 66-vjeç, pësoi infarkt teksa ishte në krye të detyrës, ndërsa po i shërbente qytetarëve në zonën e Dhivrit.

Edhe pse kishte mbushur 66 vjeç, pra kishte arritur moshën për të dalë në pension, Gazeli vijonte punën në shërbim të qytetarëve, për shkak të mungesës së mjekëve specialistë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu