Zjarr në Kallmet të Lezhës, digjen disa hektarë pyje, e pamundur ndërhyrja nga toka

0

Një vatër zjarri është shfaqur në njësinë Administrative të Kallmetit në Lezhë. Era e fortë po ndihmon në përparimin e flakëve të cilat deri tani kanë djegur disa hektarë pyje.

Terreni i vështirë malor e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikëses dhe mënyra e vetme është ndërhyrja nga ajri.

Vatra e zjarrit që sipas burimeve ka filluar rreth orës 16:30 po përparon duke djegur pyje, por pa rrezikuar banesa deri tani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu