Shpërthen bombula e gazit, tre familjarë përfundojnë në spital në Durrës. Njoftimi

0

Tre pjestarë të një familje në Xhafzotaj të Durrësit kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit të bombulës.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 16.09.2021, në orën 19:15, në Xhafzotaj, Durrës, dyshohet si pasojë e shpërthimit e një bombule gazi në banesë, janë lënduar shtetasit Q. M., 60 vjeç, B. M., 45 vjeçe dhe B. M., 17 vjeçe, banues në Xhafzotaj, Shijak, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu