Zjarr në Krastë të Elbasanit

0

 

Një vatër zjarri ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në Kodër Krastë të Elbasanit.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset të cilat po punojnë për izolimin dhe fikjen e flakëve. Terreni i thyer malor vështirëson punën e zjarrfikësve.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit në këtë vend. Policia po punon për të identifikuar autorin.

Gjatë viteve të fundit Krasta është përfshirë nga disa zjarre duke pësuar dëmtime të mëdha. Kodër Krasta konsiderohet si mushkëria e Elbasanit pasi është parku më i madh me pisha afër këtij qyteti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu