Një apartament është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të marte. Ngjarja është regjistruar në lagjen 28 nëntori në Elbasan përballë dy shkollave profesionale. Siç duket dhe nga fotoja ekskluzive e siguruar nga Infoweb Media shtëllunga të mëdha tymi janë shpërndarë në ajër. U desh ndërhurja e zjarrfikëses për të fikur zjarrin. Aktualisht nuk dihet se cfarë mund ta ketë shkaktuar vatrën e zjarrit, ndërsa dëmet materiale janë të shumta. Në vijim priten të tjera informacione për këtë ngjarje.
Infoweb Media!