Zjarr në një banesë, humb jetën 42-vjeçari. Emri

0

 

Një 42-vjeçar ka humbur jetën për shkak se banesa e tij është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërdovë në Pogradec, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Viktima Nardi Xhukellari bëhet me dije se jetonte i vetëm .

Ndërkohë grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 18.01.2021, rreth orës 06:00, në fshatin Vërdovë, Pogradec, ka rënë zjarr në një banesë, në katin e dytë të së cilës jetonte i vetëm shtetasi N. Xh., 42 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu