Një person ka humbur jetën nga flakët që kanë përfshirë një banesë ditën e sotme në Vlorë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë sheshit “Omonia” në lagjen 28 Nëntori, ku flakët kanë përfshirë një apartament.
Paraprakisht raportohet se viktimë ka mbetur Guri Resulaj 75-vjeç, për shkak të asfiksisë nga tymi.
Forcat e zjarrfikëses dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.
‘Rreth orës 18:00, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetases S. Zh., ku si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga flakët, ka humbur jetën, brenda në banesë, vëllai i saj shtetasi G. R., 74 vjeç, (tetraplegjik).
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, njofton policia.