Njoftimi i policisë: Informacion paraprak
Sot rreth orës 14:40, në lagjen “1 Maj” Fier, në automjetin në pronësi të shtetasit T. H., parkuar në garazhin e pallatit, ka rënë zjarr.
Nga shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses u bë evakuimi i banorëve dhe fikja e zjarrit.
Me ndërhyrjen e zjarrëfikseve zjarri u shua.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.