Zjarr në një pus nafte në Patos, dyshohet i qëllimshëm

0

Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në Kuqar të Patosit.

Mendohet se zjarri ka rënë në një pus nafte, i cili po digjet. Shtullungat e zeza të tymit kanë mbuluar zonën.

Dyshohet se zjarrvënia në pusin e naftës ka qenë i qëllimshëm. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat zjarrëfikëse të cilat do të punojnë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar. Shkaqet e rënies së zjarrit janë të ende të paqarta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu