Ndaluan me shpejtësi në një tualet, familja fiton plot 2 mln dollarë

0

Teksa kalonin në Maryland, një familje amerikane ndaloi në një dyqan për të përdorur me shpejtësi tualetin, për të blerë ca sanduiçe e për t`u nisur menjëherë për rrugë.

Gjatë ndalesës që zgjati fare pak, blenë si për inerci edhe disa bileta lotarie, të cilat as nuk i kontrolluan më. Vetëm një javë më vonë, thotë CNN, u ra mendja t`i shikonin një herë numrat, e nuk është çudi që biletat i ranë nga dora.

Për familjen, ishte praktikisht një rrufe në qiell të hapur: kishin fituar plot 2 milionë dollarë! Nga numrat e tërhequr, kishin goditur në kokë 5 prej tyre me përjashtim të njërit, i cili do t`u kishte sjellë një shpërblim edhe më të majmë.

Numrat e fatit për familjen në fjalë ishin: 1, 4, 11, 59 dhe 67. Edhe pse nuk e fituan të gjithë Powerball, pjesëtarët e familjes fatlume ishin mëse të kënaqur me 2 milionë dollarët që u ranë kaq papritur nga qielli!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu