Zjarr në një spital COVID në Turqi, 9 persona humbin jetën nga shpërthimi i bombolës së oksigjenit

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në spitalin universitar SANKO në qytetin Gaziantep të Turqisë.

Për shkak të rrjedhjes së lartë të oksigjenit ne njësinë e kujdesit intensiv për koronavirusin, shpërtheu një zjarr i madh që mori jetën e 9 personave.

Në një deklaratë zyrtare spitali saqron se pacientët e tjerë që vazhdojnë trajtimin në kujdesin intensiv u evakuuan në spitale tjera dhe se lidhur me çështjen ka filluar një hetim gjyqësor dhe administrativ për të përcaktuar shkakun e incidentit dhe personat përgjegjës.

Pacienti më i ri që vdiq nga shpërthimi i zjarrit ishte një 56 vjeçar, ndërsa më i moshuari 85 vjeç. Turqia ka regjistruar deri më tani 1,982,090 raste me Covid-19 dhe 17,610 viktima dhe vendi prej kohësh është futur në shtetrrethim gjatë natës dhe në fundjavë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu