Boksieri shqiptar “mbyt” me grushte rivalin dhe merr fitoren e radhës

0

Boksieri shqiptar, Reshat Mati, vijon me paraqitjet e mëdha në boks. Djaloshi kuqezi ka zhvilluar një ndeshje spektakolare gjatë mesnatës në ring, ku përballë kishte afrikanin Denis Okoth. Në një ndeshje me 8 raunde, shqiptari fitoi që në raundin e 6-të, duke triumfuar me nokaut.

Mati dukej në një forma të shkëlqyer, teksa në raundin e gjashtë bombardon kundërshtarin e tij me grushte, duke mos i dhënë asnjë mundësi për të reaguar. Është dashur ndërhyrja e gjyqtarit që të ndalonte Matin, i cili dukej se nuk kishte aspak mëshirë për Okothin. Me këtë fitore, Mati ka përmirësuar rekordin fantastik në 9 fitore dhe 0 humbje.

22 vjeçari gjithashtu vazhdon të mbetet përherë krijues, teksa në hyrjen në ring ka veshur kostumin e Batmanit, por me shqiponjën përkrenare të qëndisur në të. I njohur ndryshe edhe si “Arusha shqiptare”, Reshat Mati është rritur në Amerikë me atdhetarizëm e dashuri për rrënjët e tij, ndërsa cilësohet me prespektivë të jashtëzakonshme në arenën e boksit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu