Zjarr në Piraj të Lezhës, rrezikohen disa banesa nga flakët

0

Mësohet se flakët kanë përfshirë linjën hekurudhore dhe se deri më tani janë djegur traversat prej druri në një gjatësi prej 500 metrash.

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në fshatin Piraj të Lezhës. Mësohet se flakët kanë përfshirë linjën hekurudhore dhe se deri më tani janë djegur traversat prej druri në një gjatësi prej 500 metrash. Nga përhapja e flakëve rrezikohen dhe disa banesa aty pranë.

Nuk dihet nëse zjarri është i qëllimshëm, apo nga temperaturat e larta, ndërkohë që flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të favorizimit nga era. Në vendngjarje për të shuar zjarrin kanë shkuar autoritetet zjarrfikëse, të cilat po ndihmohen dhe nga banorët e zonës me mjete rrethanore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu