Ekskluzive/ Zjarr në Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë. Një grua në spital

0

Kavajë- Flakët e zjarrit përfshijnë Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë. Një grua pëson asfiksi e lëndime dhe përfundon në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00.

Menjëherë forcat e Shërbimit Zjarrfikës me dy mjete me grupin e shërbimi si dhe ato të gatshëm, shkuan në vendin e ngjarjes dhe organizuan punën për fikjen e zjarrit.

Gjithashtu dhe me një grup për evakuimin e të moshuarve nga godina pasi tymi i shpërndare në të gjithë ambientet ishte rrezik për asfiksimin e tyre.

Zjarri u fik si dhe gjithë të moshuarit u nxorën nga dhomat e tyre.

Nga zjarri i rënë  një e moshuar mori lëndime pasi ishte brenda në dhomën ku kishte  rënë zjarri.

Menjehërë e moshuara u dërgua për mjekim të specializuar nga shërbimi mjekësor Kavajë. Në vendngjarje  shkoi edhe policia dhe grupi hetimor të cilët kryen veprimet proceduriale për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.

Nga pamjet ekskluzive të siguruara nga Infoweb Media duket qartë dëmi i shkaktuar nga zjarri. Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu