Zjarr pranë ish-depove të municioneve ushtarake, dyshohet i qëllimshëm

0

Një zjarr ka rënë sot pasdite pranë ish-depove të municioneve ushtarake të Divizionit “Labëria” në fshatin Shtëpëz të Gjirokastrës.

Mësohet se zjarri po përparon frikshëm në pjesën e kodrës por deri më tani nuk rrezikon shtëpitë e fshatit.

Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm pasi është vendosur në dy vende të ndryshme. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu