Pas vdekjes së 3 personave, TikTok heq sfidën virale nga platforma

0

TikTok ka fshirë Sfidën e Arkës së Qumështit nga platforma pas një numri të ,madh të lëndimeve, madje kjo sfidë u bë shkak për vdekjen e tre personave.

Çfarë është Sfida e Arkës së Qumështit? (Milk Crate Challenge)

Pjesëmarrësit e kësaj sfide duhet të ngjiten në një shkallë të formuar nga disa arka plastike qumështi duke u munduar të arrijnë në fund pa u rrëzuar. Edhe pse duket e lehtë, sfida është tepër e rrezikshme, shkruan InfoWebTv.

Personat që e kanë provuar kanë thënë se kanë marrë lëndime serioze, përfshirë këtu kocka të thyera apo mavijosje.

Sfida virale u përhap në të gjithë internetin që kur videoja e parë e Milk Crate Challenge u shfaq rreth dy javë më parë. Sidoqoftë, TikTok tani ka ndaluar hashtagët e Sfidës së Qumështit dhe Sfidës së Arkës, të cilat kishin miliona shikime para se të fshiheshin. Në vend të kësaj, kur klikoni në ato etiketa, drejtoheni në faqen e udhëzimeve të komunitetit.

Por ajo që shqetësoi internetin ishte vrasja e 3 personave në Luiziana të SHBA-së, të cilët po xhironin sfidën kur papritur u dëgjuan të shtëna me armë. Sadly Paris King, 19 vjeç,  Lazarus Thomas, 34 vjeç dhe një person tjetër u raportuan të vdekur.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu