E fundit/ Makina përplas 49-vjeçarin, arrestohet shoferi

0

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tapizë, një makinë me drejtues Xh.S. ka përplasur këmbësorin 49-vjeçar me iniciale F.E.

Ky i fundit është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërkohë që drejtuesi është shoqëruar në polici.

“Më datë 27.08.2021, rreth orës 15:30, në Tapizë, një mjet me drejtues shtetasin Xh. S.,  ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin F. E., rreth 49 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu