Zjarr pranë kalasë së Beratit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

0

Një zjarr është shfaqur pak minuta në parë në Kalanë e Beratit. Zjarri ka rënë në kuroren me pisha, disa metra poshtë Tabes së Kalasë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Repartit Zjarrëfikës të qytetit,që në një kohë të shkurtër kanë mundur të vënë nën kontrroll flakët dhe të neutralizojnë zjarrin, duke mos lejuar përhapjen e tij.

Zjarri nuk ka shkaktuar dëme për shkak të kapjes në kohë dhe neutralizimit të tij të shpejtë. Burimet nga zjarrëfikësit në vendngjarje kanë hedhur dyshimet për një zjarrëvënie të qëllimshme, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit në një zonë shumë të frekuentuar nga turistët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu