Ky është vrasësi i 27-vjeçares shqiptare në Florida

0

Personi që shihni në foto është Benjamin Robert Williams aka Bambi, 38 vjeç, i cili sipas policisë së Floridës akuzohet si vrasësi i 27 vjeçares më origjinë nga Libohova, Joana Peca.

Policia ka bërë vëzhgimet e kamerave të sigurisë dhe ka kqyrur vendngjarjen, derisa doli në një përfundim të asaj se çfarë ndodhi në vendin e krimin në Kopshtit Memorial ‘Woodlawn’ në Shën Petersburg rreth orës 17:30 të së shtunës së kaluar.

Joana Peca u gjet e vdekur nga policia. Dallohej qartë se e reja kishte marrë disa plagë me armë zjarri. Sipas hetuesve, Williams dhe Peca kishin një fëmijë së bashku të cilin 27-vjeçarja e mbante në dorë kur Williams dyshohet se e qëlloi atë në fytyrë disa herë.

Vrasësin e dyshuar 38-vjeçar policia e ka shpallur në kërkim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu