Zjarret djegin kurorën me ullinj të qytetit Peqin. Flakët po u afrfohen banesave

0

 

Prej ditës së djeshme, zjarret vazhdojnë të jenë problem në qarkun e elbasanit ku në zonën e Peqin dëmet janë katastrofike. Flakët kanë përfshirë Kurorën e Peqinit dhe rrezikojne banesat që ndodhen shumë pranë vatrave.

Zjarret vazhdojnë të jenë problem në vendin tonë, duke njohur përhapje thuajse në të gjithë vendin. Për pasojë flakët kanë përfshirë këtë kurorë, duke shkaktuar shumë dëme në natyrë.

Flakët e zjarrit janë të mëdha ku deri tani janë dëmtuar të paktën 4000 mijë rrënjë ulliri, ndërsa kanë sjellë shqetësime edhe për banorët, pasi sot zjarri është afruar në banesa. Ashtu sikurse duket në pamje dëmet e shkaktuara janë të mëdha.


Kujtojmë se kohët e fundit, në vend ka pasur disa vatra të zjarrit, duke qenë një problem real për natyrën e qytetarët shqiptarë. Edhe në qarkun e Elbasnait, dëmet kanë qenë të shumta thuajse në të gjitha bashkitë.

Përmendim sipërfaqet e djegura në Gurë i Zi të Labinotit-Mal ku u desh ndërhyrja nga ajri, dhe sipërfaqa e djegur në pyjet e Gramshit po ashtu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu