Zjarret në Lunxhëri – Antigone, ministri Peleshi: Situatë e rrezikshme, të evakuohen banorët

0

Gjirokastra është dhe qarku më problematik persa i përket vatrave të zjarrit që janë aktivizuar ditët e fundit si pasojë e temperaturave të larta.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i cili ndodhet në terren duke ndjekur nga afër situatën e krijuar nga flakët ka bërë me dije se vatra e zjarrit e cila është aktivizuar në njësinë administrative Lunxhëri – Antigone është e rrezikshme.

Peleshi ndër të tjera në fjalën e tij ka bërë me dije se zjarri është shumë pranë banesave dhe ka bërë apel qytetarëve q ëtë jenë bashkëpunues dhe të zbatojnë urdhrit për evakuim.

Postimi i plotë:

Në Bashkinë Gjirokastër, është shfaqur një tjetër vatër zjarri e rrezikshme në Njësine Administrative Lunxhëri – Antigone, ku si pasojë e erës situata eshte agravuar dhe zjarri është shume prane banesave. Në vendngjarje po punojne strukturat e mbrojtjes civile. Gjithashtu ne mbeshtetje kanë shkuar edhe Forcat e Armatosura. U bejme thirrje banoreve te jeme bashkepunues me strukturat shteterore per te zbatuar urdherin e evakuimit”, shkruan Peleshi në Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu