Përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki: Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tiranë, Kavajë, Berat, Kuçovë, Skrapar dhe Elbasan.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 266 forca operacionale, 35 automjete zjarrfikësese dhe helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura.
Një prej qytetarëve ka dërguar foto nga zona e zjarrit në Sarandë, ku duket një helikopter që merrte ujë nga deti për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit pranë Qafë Gjashtës.