Zjarri masiv që ‘pushtoi’ Vlorën, policia shoqëron disa të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme

0

Prej më shumë se 24 orësh, fusha e vendgrumbullimit të mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët.

Zjarri ka qenë aktiv në orët e para të ditës së djeshme, punonjësit e zjarrfikësve kanë punuar për izolimin e tij, ndërkohë që rreth orës 15:00 po të ditës së djeshme vatra e zjarrit është përhapur me shpejtësi e ndihmuar dhe nga era që frynte veri-lindje, duke çuar dhe retë e tymit në qytet.

Pesë autobote me ujë dhe 20 punonjës të zjarrfikësve kanë punuar deri në orën 12:04 të ditës së sotme të ndihmuar dhe nga fadromat e bashkisë por dhe emergjencat civile.

Po ashtu në mëngjes kanë mbërritur dhe dy fadroma të FA, ku kanë punuar që vatrat e zjarrit t’i mbulojnë me rërë ose dhe që është e vetmja mënyrë për të shuar këto vatra zjarri.

Edhe pse është izoluar dhe është shuar pothuajse e gjithë zona e vendgrumbullimit të mbetjeve urbane, punonjës së bashkisë por dhe një zjarrfikëse janë duke qëndruar në monitorim të situatës.

Policia ka marrë në pyetje banorët dhe po punon për gjetjen e autorit ose autorëve të vendosjes së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu