Zjarri në Elbasan, Kolonel Vladimir Nasufi kritika për menaxhimin e operacionit!

0
Screenshot

Situata e vështirë në fushën mbetjeve në Elbasan ka angazhuar në operacion edhe forcat e ushtrisë. Por Kolonel Vladimir Nasufi evidentoi mangësitë në menaxhimin e zjarrit që në fazat e para. Si ekspert vlerësoi se operacioni duhet të drejtohet nga një person i vetëm, që të mos krijohet konfuzion dhe të mbingarkohet pa qënë nevoja ushtria.Jo pak kritika ndau edhe për operacionin e fiksjes së zjarrit në fushën e mbetjeve në Elbasan.

Duke u nisur nga situata konkrete i vetmi shqetësim i imi si ushtarak është se në rast zjarri është vlerësimi fillestar. Ligjet sa i takon angazhimit të forcave të armatosura dihen tashmë,edhe nga emergjencat civile. Lindin keqkuptime , që duam të vijmë apo vijmë me vonesë. Por struktura e Ministrisë së Mbrojtjes futet pasi është vlerësuar nga bashkitë apo prefektura dhe kur vlerësohet ndërhyrje reagojmë. Por referuar dy eksperiencave të fundit në Elbasan, zjarrit që ra në ullishtë dhe Krastë mendoj që hapat fillestar duhet të jenë më efektivë me të gjitha resurset që ka bashkia.Të kemi sa më pak njerëz që nuk janë të aktivizuar dhe sa më shumë njerëz të aktivizuar në operacion.Siç ndodhi në Krastë, shumë mjete dhe shumë efektivë, duhet të kemi një drejtues operacioni që secila zjarrfikëse që vjen nga bashkitë ndihmëse të ketë sektorin e saj, por një drejtues operacioni.Pasi në të kundërt askush nuk mban përgjegjsi për punën, sikundër po ndodh aktualisht edhe me vatrën e zjarrit në landfill. Sepse krijohet konfuzion dhe më shumë flasim për njëri-tjetrin dhe punën e njëri-tjetrit. Në fakt secili duhet të mbaj përgjegjësi për punën e tij. E jo ti lihen detyrat vetëm ushtarit”./Infoweb Media