Zjarri në Elbasan/ Policia: Shkak një shkëndijë elektrike. Pronari u mjekua në spital

0

ELBASAN- Një zjarr është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan. Ngjarja u regjistrua në lagjen “11 Nëntori” ku një banesë u përfshi nga flakët. Sipas njoftimit të policisë shkak i zjarrit ka qenë një shkëndije në pajisjen elektrike të ngrohjes. Nga zjarri ka mbetur i lënduar lehtë pronari i banesës i cili ka marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i plotë:

Elbasan/Informacion paraprak/ Në lagjen “11 Nëntori”, dyshohet se për shkak të një shkëndije në pajisjen elektrike të ngrohjes, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. K., 55 vjeç, i cili gjatë kohës që ka ndërhyrë për të fikur zjarrin, është lënduar lehtë dhe pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu