Zjarri në Lalm merr përmasa të mëdha, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga ajri

0

Zjarri në Lalm të Lezhës ka marrë përmasa të mëdha dhe po përparon në të gjithë pjesën e malit duke u drejtuar drejt Rubikut.

Flakët po përhapen me shpejtësi duke rrezikuar dhe fshatin Katund i Vjetër në Rrubik. Zjarrfikësit e kanë të pamundur vendosjen nën kontroll të flakëve për shkak dhe të terrenit të vështëri.

Kjo vatër zjarri është aktive që prej një jave. Megjithëse zjarrfikësit e Lezhës kanë punuar 24-orë, e kanë patur të pamundur shuarjen totale të tij. Kjo dhe pasi bimësia e madhe në këtë zonë ka ndihmuar në përparimin e flakëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu