Zjarri në ndërtesën e banuar në New York lë 19 të vdekur, zjarrfikësit shpëtojnë fëmijë të vegjël (video)

0

Një zjarr tragjik në një ndërtesë apartamentesh banimi në Bronx, New York, ka vrarë të paktën 10 të rritur e nëntë fëmijë te vrare, ndërsa rreth 200 zjarrfikës ishin thirrur në vendngjarje për të shpëtuar fëmijë të vegjël dhe viktima të tjera.

Zjarri vrastar kishte nisur mbreme në një apartament të ndërtesës në Bronx teksa pamje të rënda nga skena tregonin viktima që merreshin me barrela dhe zjarrfikës që ngjiteshin me shkallë në dritaret e ndërtesës.

Raportimet fillestare thonin se flakët ksihin nisur në një apartment në katin e tretë por nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi atë.


Zjarri ishte izoluar nga katë të tjera të ndërtesës 20 katëshe në rrugën Tiebout Avenue në Bronx.

Kreu i zjarrfikësve Frank Dwyer, tha se tragjedia kishte nisur dje pranë mesditës.

“Kemi punonjës në të gjithë ndërtesën, por ajo është nga më pak të mbrojturat nga zjarri dhe alarmet thutjase nuk ekzistojnë”.

Eric Adams, kryebashkiaku i New York City e përshkruante zjarin si “një nga më të rëndët” më historinë e qytetit.

Shumë të prekur janë dërguar në spitalet e zonës me plagë djegieje.

Hetimet vazhdojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu