Mesditën e sotme, një vatër zjarri është shfaqur në një nga pikat më të larta të masivit me pisha në zonën e Kodër Krastës, në periferi të qytetit të Elbasanit. Kjo zonë përbën një pjesë të rëndësishme të Parkut të gjelbër të qytetit dhe është e njohur për vlerat natyrore dhe ekologjike që ofron.
Vatra e zjarrit është aktive prej më shumë se një ore dhe përhapja e flakëve po favorizohet nga temperatura e lartë ,era dhe terreni i thyer i zonës. Shërbimet zjarrfikëse janë në terren dhe po punojnë për izolimin e zjarrit dhe mbrojtjen e sipërfaqeve të tjera pyjore nga përhapja e mëtejshme.Autoritetet lokale u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet në këtë zonë derisa situata të vihet nën kontroll. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa po vijon monitorimi i situatës në terren.