Zjarri tek ish-Kombinati Metalurgjik, Prokuroria Elbasan nis hetimet

0

Prokuroria Elbasan ka nisur hetimet për zjarrin me përmasa të mëdha
në një masiv me skrap të ndodhur në ambientet e brendshme të ish-Kombinatit Metalurgjik ditën e djeshme. Hetimet kanë nisur për veprën penale“Ndotja e ajrit, e ujrave dhe e tokës” të parashikuar nga neni 201 i Kodit Penal.

Organi i akuzës thotë se për hetimin e këtij procedimi penal është ngarkuar një grup hetimor i përbërë nga 2 prokurorë dhe 3 oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, të cilët në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Shtetit kanë kryer veprimet e para hetimore në kuadër të procedimit penal me qëllim zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes së ndodhur.

Në njoftim zyrtar, Prokuroria thekson se zjarri ka shkakuar ndotje të madhe në mjedis dhe në zonat përreth Bashkisë Elbasan.

Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka filluar hetimet kryesisht, duke regjistruar procedimin penal nr. 1309, datë 07.11.2023 për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujrave dhe e tokës” të parashikuar nga neni 201 i Kodit Penal, pasi u mor dijeni në lidhje me ngjarjen e datës 06.11.2023 ku në një masiv me skrap të ndodhur në ambjentet e brendshme të ish Kombinatit Metalurgjik Elbasan, të administruara aktualisht nga shoqëria “Kurum” ka rënë një zjarr me përmasa të mëdha që ka shkaktuar ndotje të madhe në mjedisin e zonave përreth dhe më gjerë në Bashkinë Elbasan. Për hetimin e këtij procedimi penal është ngarkuar një grup hetimor i përbërë nga dy prokurorë dhe tre oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, të cilët në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Shtetit kanë kryer veprimet e para hetimore në kuadër të procedimit penal të sipërcituar, me qëllim zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes së ndodhur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu